Historike për Kosovën: Nart e Artor Mehmeti fitojnë medale në Kampionatin Botëror të Kick-Boxit
Dy sportistët që po shihni në fotografinë kryesore të këtij artikulli kanë arritur një sukses të jashtëzakonshëm në botërorin e Kick Boxit që u mbajt së fundmi në Turqi. Nart Mehmeti e Artor Mehmeti, të dy sportistë kick-boxi nga klubi “Fight Club Arbër”, kanë fituar medale të bronztë dhe të argjendtë në këtë kampionat, shkruan…

Sport
Dy sportistët që po shihni në fotografinë kryesore të këtij artikulli kanë arritur një sukses të jashtëzakonshëm në botërorin e Kick Boxit që u mbajt së fundmi në Turqi.
Nart Mehmeti e Artor Mehmeti, të dy sportistë kick-boxi nga klubi “Fight Club Arbër”, kanë fituar medale të bronztë dhe të argjendtë në këtë kampionat, shkruan lajmi.net.
Ky triumf i dyshes së jashtëzakonshme të “Fight Club Arbër” është një arritje historike për Kosovën, kur dihet fakti i peripecive të shumta të sportistëve kosovarë në arenën ndërkombëtare.
Narti e Artori ngritën lartë flamurin e Kosovës në piedestale dhe bazuar në moshën e re të tyre, duket që kjo është vetëm pikënisje e një rrugëtimi të jashtëzakonshëm, i cili së shpejti duket se do përmbyllet edhe me vendin e parë. /Lajmi.net/