​Zogaj: Vetëvendosje s’ka qasje serioze për daljen nga kriza politike

Deputeti i Lidhjes Demokratike e Kosovës, Alban Zogaj ka deklaruar se Lëvizja Vetëvendosje “nuk ka qasje serioze dhe asnjë urgjencë” për daljen nga kriza politike. Ai tha se Lëvizja Vetëvendosje, si partia e parë në zgjedhje, duhet të komunikojë edhe me parti të tjera parlamentare për zgjidhjen e ngërçit në Kuvend dhe konstituimit e legjislaturës…

Lajme

19/05/2025 10:51

Deputeti i Lidhjes Demokratike e Kosovës, Alban Zogaj ka deklaruar se Lëvizja Vetëvendosje “nuk ka qasje serioze dhe asnjë urgjencë” për daljen nga kriza politike.

Ai tha se Lëvizja Vetëvendosje, si partia e parë në zgjedhje, duhet të komunikojë edhe me parti të tjera parlamentare për zgjidhjen e ngërçit në Kuvend dhe konstituimit e legjislaturës së nëntë.

“Ne nuk po shohim që ka ndryshim të rrethanave dhe nuk po shohim qasje serioze për me ndryshu diçka. Siç shihet nuk ka asnjë urgjencë dhe ne po vijmë çdo 48-orë dhe është bërë absurde. Unë e kam quajt edhe turpshme pasi kjo para qytetarëve po na bënë të ndihemi keq. Ne kërkojmë qasje serioze në dalje nga ngërçi politik. Qasja serioze nënkupton komunikim të partisë së parë që i ka fituar zgjedhjet në mënyrë që me dal nga ngërçi. Ne kemi refuzuar dhe presim që t’i ftojë edhe të tjerat.

Këto komente Zogaj i bëri duke hyrë në objektin e Kuvendit për vazhdimin e seancës konstituive – në tentimin e tetëmbëdhjetë për konstituim.