“Paguajë borxhin, ti borxhi i keq- 900 familje po i lë pa bukën e gojës”- protestojnë punëtorët e “Pastrimit” para komunës së Prishtinës
Gjendje e rënduar e bërllokut është në Prishtinë prej disa ditësh. E në kuadër të kësaj, kompania “Pastrimi” pati njoftuar se s’do të bëjnë më pastrimin e mbeturinave në kryeqytet, duke u shkaktuar tollovi e papastërti. E përpos kësaj të njëjtit Kompania Rajonale “Pastrimi” Sh.A. ka reaguar ndaj Komunës së Prishtinës, duke e akuzuar për…

Lajme
Gjendje e rënduar e bërllokut është në Prishtinë prej disa ditësh.
E në kuadër të kësaj, kompania “Pastrimi” pati njoftuar se s’do të bëjnë më pastrimin e mbeturinave në kryeqytet, duke u shkaktuar tollovi e papastërti.
E përpos kësaj të njëjtit Kompania Rajonale “Pastrimi” Sh.A. ka reaguar ndaj Komunës së Prishtinës, duke e akuzuar për borxhe të vazhdueshme dhe shpërfillje të ndërmarrjes publike në favor të operatorëve privatë. Në një njoftim të gjatë, kompania shpreh shqetësim të thellë për qasjen që, sipas saj, po e dëmton ndërmarrjen dhe interesin publik.
Sipas “Pastrimit”, përveç borxheve të papaguara, shqetësim të veçantë përbën fakti që kryetari i Komunës, Përparim Rama, dhe drejtori i Shërbimeve Publike, Bekim Bestrovci, kanë negociuar në mënyrë të njëanshme me kompani private për shërbimet e pastrimit, duke lënë anash ndërmarrjen publike.
Sipas kompanisë, Komuna e Prishtinës u ka borxh 2.7 milionë euro që u ka shkaktuar shumë dëme.
E ndryshe deklaron i pari i Prishtinës, Përparim Rama, i cili thotë se kjo çështje është krejt puro-politike e që sipas tij po tentohet t’u bëhet shantazh.
Një numër i madh i punëtorëve të “Pastrimit” veçse janë mbledhur para Komunës së Prishtinës e janë duke protestuar.
Disa nga mesazhet që përçoheshin përmes pankartave janë thirrje për shlyerje të borxhit./Lajmi.net/