Punëtorët e sindikatës së hekurudhave “Trainkos” protestojnë sërish, kërkojnë rritjen e pagave

Punëtorët e sindikatës së hekurudhave “Trainkos” kanë protestuar sot duke kërkuar rritjen e pagave. Protesta ka nisur në orën 08:00 të mëngjesit, në stacionin hekurudhor të Fushë Kosovës dhe si rezultat i kësaj është ndaluar qarkullimi i trenit për një orë. Për rreth një orë, ata kanë ndërprerë punën e tyre duke shprehur pakënaqësi në…

Lajme

19/05/2025 09:53

Punëtorët e sindikatës së hekurudhave “Trainkos” kanë protestuar sot duke kërkuar rritjen e pagave.

Protesta ka nisur në orën 08:00 të mëngjesit, në stacionin hekurudhor të Fushë Kosovës dhe si rezultat i kësaj është ndaluar qarkullimi i trenit për një orë.

Për rreth një orë, ata kanë ndërprerë punën e tyre duke shprehur pakënaqësi në lidhej me pagat që marrin.

Sindikata e kësaj ndërmarrje, muaj më parë kishte dërguar një letër zyrtare tek menaxhmenti i Ministrisë së Ekonomisë, duke e paralajmëruar këtë veprim.

Një protestë nga ana e tyre u mbajt fillimisht më 1 maj, në Ditën Ndërkombëtarë të Punëtorëve.Protesta kishte zgjatur 15 minuta, duke treguar zhgënjimin e thellë që kanë për mos-rritjen e pagave për 15 vite.

Përpos protestës së 1 majit dhe asaj që u zhvillua sot, punëtorët kanë deklaruar se në rast të mos plotësimit të kërkesave të tyre për përmirësim të kushteve- protestat do të vazhdojnë sërish./Lajmi.net/