Trump reagon pasi Biden u diagnostikua me kancer të prostatës: Unë dhe Melania jemi të trishtuar
Presidenti amerikan, Donald Trump ka reaguar pas lajmit se ish presidenti amerikan, Joe Biden është dignostikaur me kancer të prostatës. Përmes një postimi, Trump tha se ai dhe zonja e parë janë të trishtuar për këtë lajm dhe i urojnë atij shërim të shpejtë. “Unë dhe Melania jemi të trishtuar të dëgjojmë për diagnozën e…

Bota
Presidenti amerikan, Donald Trump ka reaguar pas lajmit se ish presidenti amerikan, Joe Biden është dignostikaur me kancer të prostatës.
Përmes një postimi, Trump tha se ai dhe zonja e parë janë të trishtuar për këtë lajm dhe i urojnë atij shërim të shpejtë.
“Unë dhe Melania jemi të trishtuar të dëgjojmë për diagnozën e fundit mjekësore të Joe Biden. Ne i shprehim urimet tona më të ngrohta dhe më të mirat Jill dhe familjes, dhe i urojmë Joe-t shërim të shpejtë dhe të suksesshëm”, shkroi Trump në një postim në Truth Social.
Po ashtu edhe djali i Trump, Donald Trump Jr., i uroi ish-presidentit shërim të shpejtë.
Përmes një postim në platformën ‘X’ Trump Jr. shkruante:
“Joe Biden është diagnostikuar me kancer të prostatës. Duke lënë mënjanë politikën, i urojmë shërim të shpejtë!”./Lajmi.net/