“Bërllok, beton-beton”- Dikush publikon këngë dedikuar Përparim Ramës dhe gjendje së rënduar të Prishtinës
Prishtina këto ditë ka marrë një pamje të tmerrshme, si shkak i bërllokut që ka kapluar gjithë vendin. Borxhi që Komuna e Prishtinës ka ndaj kompanisë “Pastrimi” dhe mos-përmbushja e kërkesave të punëtorëve nga kjo kompani ka bërë që këta të fundit të protestojnë dhe të vendosin që të mos mbledhin më bërllokun- e të…

Lajme
Prishtina këto ditë ka marrë një pamje të tmerrshme, si shkak i bërllokut që ka kapluar gjithë vendin.
Borxhi që Komuna e Prishtinës ka ndaj kompanisë “Pastrimi” dhe mos-përmbushja e kërkesave të punëtorëve nga kjo kompani ka bërë që këta të fundit të protestojnë dhe të vendosin që të mos mbledhin më bërllokun- e të bëjnë pastrimin e kontejnerëve.
Kësisoj gjendja është tejet alarmante, duke mos harru këtu edhe shumë probleme të tjera me të cilat përballen qytetarët.
E në lidhje me këtë situatë, dikush ka vendosur që t’i realizojë një këngë kryetarit të Prishtinës, Përparim Rama.
Rama i cili pritet të kandidojë sërish nga LDK-ja në zgjedhjet komunale u këndua në këtë këngë që po shpërndahet në tiktok.
Atë e ka shpërndarë madje edhe deputeti i VV-së, Ilir Kërçeli.
“Kënga që do duhej të na përfaqësonte në Eurovizion. #hit #peprparimrama”,shkroi ai./Lajmi.net/
@ilirkerceli Kënga që do duhej të na përfaqësonte në Eurovizion. #hit #peprparimrama ♬ original sound – Ilir Kërçeli