Ky do të jetë moti javën e ardhshme
Java e ardhshme mbi vendin tonë parashihet të jetë me kushte të paqëndrueshme meteorologjike. Ditën e hënë do të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara. Vranësirat parashihen vende-vende të sjellin riga shi dhe shkarkime rrufesh. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 3-5 gradë Celsius, ndërsa maksimalet 16-20 gradë Celsius. Do të fryjë erë…

Lajme
Java e ardhshme mbi vendin tonë parashihet të jetë me kushte të paqëndrueshme meteorologjike.
Ditën e hënë do të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara. Vranësirat parashihen vende-vende të sjellin riga shi dhe shkarkime rrufesh.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 3-5 gradë Celsius, ndërsa maksimalet 16-20 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i juglindjes.
Ditën e martë do të mbretërojë mot i vranët dhe me intervale diellore. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 5-8 gradë Celsius, ndërsa maksimalet 18-21 gradë Celsius.
Era do të fryjë nga jugperëndimi me shpejtësi një deri në tetë metër për sekondë, raporton KosovaPress.
Mot i vranët dhe me intervale diellore do të mbajë të mërkurën. Vranësirat gjatë ditës parashihen të dendësohen duke krijuar kushte për reshje shiu dhe shkarkime rrufesh.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 5-8 gradë Celsius, ndërsa maksimalet 19-22 gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga veriperëndimi.
Të enjten do të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara, të cilat vende-vende parashihen të sjellin riga shiu dhe shkarkime rrufesh.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 6-10 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale 18-23 gradë Celsius.
Do të fryjë erë nga jugperëndimit me shpejtësi një deri në shtatë metër për sekondë.
Mot i vranët dhe me riga shiu do të mbajë ditën e premte. Parashihen shkarkime rrufesh në disa zona.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 7-10 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës 18-23 gradë Celsius.
Do të fryjë erë nga jugperëndimi me shpejtësi një deri në nëntë metër për sekondë, thuhet në raportin e parashikimit të motit nga Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.