Daut Haradinaj ‘ithtar’ i shkuarjes në zgjedhje të reja: Do të thehen barrierat e egra
Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj, tha se personalisht është “ithtar” i shkuarjes në zgjedhje të jashtëzakonshme. Nëse bllokada vijon, tha ai, zgjidhja është te zgjedhjet e reja. “Nëse shkon kështu, më mirë të shkohet në zgjedhje të jashtëzakonshme. S’tutemi (nga pragu). Nuk ka nevojë me na bajt gajlen ata që s’na…

Lajme
Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj, tha se personalisht është “ithtar” i shkuarjes në zgjedhje të jashtëzakonshme.
Nëse bllokada vijon, tha ai, zgjidhja është te zgjedhjet e reja.
“Nëse shkon kështu, më mirë të shkohet në zgjedhje të jashtëzakonshme.
S’tutemi (nga pragu).
Nuk ka nevojë me na bajt gajlen ata që s’na kanë votu. Jemi mjaftueshëm të konsolidum. Po përgatitemi për lokale, e nëse nuk kemi zgjidhje të shpejt, atëherë duhet zgjedhje të reja.
Jam shumë ithtar, me shku në zgjedhje të reja. Zgjedhjet e reja kanë me i thy barrierat e egra. Jam kanë vetë shumë i kujdesshëm. Unë kritikat do t’i kem për secilin”, tha ai për Gazetën Blic.