Marrëveshja e pensioneve me Italinë, Rama: Shqiptarët do ta përfitojnë që prej 1 qershorit
Kryeministri Rama ka ndarë në rrjetin e tij social Facebook lajmin e shumëpritur për të gjithë emigrantët shqiptar në shtetin fqinj. Gjatë vizitës së Melonit në Shqipëri në kuadër të samitit, kryeministria solli edhe dokumentin final mbi zbatimin e marrëveshjes së pensioneve. Rama tha se që prej 1 qershorit të këtij viti, shqiptarët do të…

Lajme
Kryeministri Rama ka ndarë në rrjetin e tij social Facebook lajmin e shumëpritur për të gjithë emigrantët shqiptar në shtetin fqinj. Gjatë vizitës së Melonit në Shqipëri në kuadër të samitit, kryeministria solli edhe dokumentin final mbi zbatimin e marrëveshjes së pensioneve.
Rama tha se që prej 1 qershorit të këtij viti, shqiptarët do të përfitojnë nga marrëveshja kuptimplotë.
“LAJM I MIRË dhe i ndarë veç për t’i dhënë vëmendjen e duhur, jashtë vorbullës së Samitit të Komunitetit Politik Europian:
Motra solli në Tiranë dokumentin final të procesit të gjatë ligjor mbi zbatimin e Marrëveshjes së Pensioneve me Italinë, që do të thotë se nga 1 qershori 2025 shqiptarët e Italisë do të nisin të përfitojnë nga kjo marrëveshje kuptimplotë për nivelin e ri të marrëdhënieve mes Shqipërisë e Italisë.” , shkruan Rama.