QKUK: Njëri nga të lënduarit nga aksidenti në Prizren në gjendje të rëndë – e vazhdon mjekimin në Intensivë

Një vetaksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Pouskë të Prizrenit, ku një 19-vjeçare ka vdekur dhe dy të tjerë janë lënduar. Njëri nga të lënduarit është dërguar për trajtim në QKUK, për shkak të lëndimeve të rënda. Për gjendjen e tij për lajmi.net, ka folur drejtori i Emergjencës, Naser Syla. “Po te na është,…

Lajme

18/05/2025 11:10

Një vetaksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Pouskë të Prizrenit, ku një 19-vjeçare ka vdekur dhe dy të tjerë janë lënduar.

Njëri nga të lënduarit është dërguar për trajtim në QKUK, për shkak të lëndimeve të rënda.

Për gjendjen e tij për lajmi.net, ka folur drejtori i Emergjencës, Naser Syla.

“Po te na është, i kemi kry të gjitha ekzaminimet e duhura, gjendja është e rëndë , është në aparat me frymarje të asistuar, trajtimi do të vazhdojë në MIQ”, tha ai.