As 17 herë nuk mjaftojnë që Kuvendi të konstituohet, VV sërish tenton që Haxhiun ta bëjë kryeparlamentare

As pas tentativës së 17-të nuk ka arritur të konstituohet Kuvendi i Kosovës. Kryesuesi i Kuevndit, Avni Dehari tha se seanca mbyllet pasi nuk ka kurum dhe se seanca shtyhet për 19 maj në ora 10:30. Vetëvendosje insiston që të ketë një votim të fshehtë për Albulena Haxhiun për kryetare të Kuvendit, ndërsa partitë tjera…

Lajme

17/05/2025 11:21

As pas tentativës së 17-të nuk ka arritur të konstituohet Kuvendi i Kosovës.

Kryesuesi i Kuevndit, Avni Dehari tha se seanca mbyllet pasi nuk ka kurum dhe se seanca shtyhet për 19 maj në ora 10:30.

Vetëvendosje insiston që të ketë një votim të fshehtë për Albulena Haxhiun për kryetare të Kuvendit, ndërsa partitë tjera politike nuk ndryshojnë qëndrimin e tyre, pasi siç thonë ata, kjo është shkelje e rregullores së Kuvendit – ndryshimi i mënyrës së votimit – pas atij të hapur.

Ndër të tjera, ata kërkojnë që për pozitën e kryetarit të Kuvendit, të propozohet një person që është unifikues, e sipas tyre, Albulena Haxhiu nuk është një prej tyre.

Ndërkohë, tashmë AAK ka dorëzuar në Gjykatën Kushtetuese lëndën për çështjen e votimit të fshehtë në Kuvend. Atë e nënshkruan deputetët e PDK, LDK dhe AAK.