Arben Gashi: VV-ja e ka për detyrë të propozojë kandidatin e të gjej një konsensus

Arben Gashi, deputet i Lidhjes Demokratike të Kosovës, ka deklaruar se Lëvizja Vetëvendosje e ka në dorë zhbllokimin e Kuvendit. Sipas Gashit, Gjykata Kushtetuese ia ka dhënë të drejtën partisë fituese që të konstituojë Kuvendin andaj i duhet LVV-së që të gjej një zgjidhje. Gashi ka thënë se LDK-ja është munduar që të kryejë obligimet…

Lajme

17/05/2025 10:38

Arben Gashi, deputet i Lidhjes Demokratike të Kosovës, ka deklaruar se Lëvizja Vetëvendosje e ka në dorë zhbllokimin e Kuvendit.

Sipas Gashit, Gjykata Kushtetuese ia ka dhënë të drejtën partisë fituese që të konstituojë Kuvendin andaj i duhet LVV-së që të gjej një zgjidhje.

Gashi ka thënë se LDK-ja është munduar që të kryejë obligimet e saj duke dhënë propozimet e saj.

“Detyrat kushtetuese lindin me të drejtën kushtetuese dhe kjo e drejtë i ka lindur LVV-së sipas rezultatit të zgjedhjeve. Në këtë rast LVV e ka për detyrë kushtuese që të propozjë kandidatin dhe të gjejë koncesusin brenda Kuvendit. Në momentin që një parti nuk i ka numrat do të detyrohet të bashkëpunojë. Duhet të presim që LVV të gjej zgjidhje, shpresojmë që shpejtë të gjej një zgjidhje”, ka thënë Gashi.