Raportohet se nëntë persona u vranë në një autobus civil nga një sulm rus në Ukrainë
Nëntë persona janë vrarë në një sulm me dron rus ndaj një autobusi civil në verilindje të Ukrainës, thonë zyrtarët lokalë. Administrata ushtarake rajonale e Sumy tha se katër persona të tjerë u plagosën në qytetin e Bilopillia të shtunën në mëngjes, ndërsa autobusi udhëtonte për në kryeqytetin rajonal Sumy, i cili është afër kufirit…

Bota
Nëntë persona janë vrarë në një sulm me dron rus ndaj një autobusi civil në verilindje të Ukrainës, thonë zyrtarët lokalë.
Administrata ushtarake rajonale e Sumy tha se katër persona të tjerë u plagosën në qytetin e Bilopillia të shtunën në mëngjes, ndërsa autobusi udhëtonte për në kryeqytetin rajonal Sumy, i cili është afër kufirit të Rusisë.
Sulmi i raportuar vjen vetëm disa orë pasi Rusia dhe Ukraina zhvilluan bisedimet e tyre të para të drejtpërdrejta të paqes që nga viti 2022. Nuk u arrit asnjë përparim, megjithëse u ra dakord për një shkëmbim të vogël të të burgosurve të luftës, shkruan BBC.
Policia kombëtare e Ukrainës e përshkroi sulmin si një “krim cinik lufte”. Rusia nuk ka komentuar drejtpërdrejt, por tha se kishte goditur një “zonë të organizimit ushtarak” në Sumy.
Në një deklaratë, shërbimi policor tha: “Ushtria ruse ka goditur edhe një herë një objekt civil, duke shpërfillë të gjitha normat apo ligjin ndërkombëtar dhe njerëzoren”.
Duke cituar informacionin paraprak, kreu rajonal i Sumy, Oleh Hryhorov tha se autobusi u godit nga një dron rus Lancet në orën 06:17 me kohën lokale të shtunën.
Ai e përshkroi sulmin si “çnjerëzor”.
Bisedimet e së premtes në Stamboll të Turqisë nuk çuan në ndonjë përparim pasi Ukraina dhe Rusia mbeten shumë larg njëri-tjetrit se si t’i japin fund luftës.
Megjithatë, u ra dakord që secila palë do t’i kthente tjetrës 1000 robër lufte në ditët në vijim.
Presidenti rus Vladimir Putin filloi një pushtim të plotë të Ukrainës në shkurt të vitit 2022.