Muhaxheri, Shehu e Plakolli – LDK po përgatitet për zgjedhjet lokale, fillon propozimin e kandidatëve
Lidhja Demokratike e Kosovës tashmë ka filluar përgatitjet për zgjedhjet lokale që pritet të mbahen gjatë vjeshtës. Në Pejë përsëri do të kandidoj Gazmend Muhaxheri. Dega atje e ka propozuar përsëri Muhaxherin edhe për një mandat, gjë që pritet të konfirmohet edhe nga niveli qendror i LDK-së, shkruan lajmi.net Njëjtë edhe në degën e LDK-së…

Lajme
Lidhja Demokratike e Kosovës tashmë ka filluar përgatitjet për zgjedhjet lokale që pritet të mbahen gjatë vjeshtës.
Në Pejë përsëri do të kandidoj Gazmend Muhaxheri. Dega atje e ka propozuar përsëri Muhaxherin edhe për një mandat, gjë që pritet të konfirmohet edhe nga niveli qendror i LDK-së, shkruan lajmi.net
Njëjtë edhe në degën e LDK-së në Junik. Atje u propozua përsëri Ruzhdi Shehu, i cili konfirmoi se këto do të jenë zgjedhjet e fundit për të.
Dega e LDK-së në Mitrovicë e ka propozuar Gëzim Plakollin për të garuar në zgjedhjet lokale.
Gjatë kësaj jave u konfirmuar edhe kandidimi i Xhafer Gashit në Obiliq./lajmi.net/