Rastësi apo e planifikuar? – Blerim Kuqi i bashkohet LDK-së pak muaj pasi kompania e fëmijëve të tij e mori tenderin milionësh në Prishtinë
Blerim Kuçi, pjesë e AAK-së deri në vitin 2022 ka zyrtarizuar kalimin në LDK të premten, vetëm pesë muaj pasi kompania “Hidroterm” fitoi tenderin për projektin e sheshit “Xhorxh Bush” në vlerë më shumë se 18 milionë euro.Konsorciumi i kompanive shqiptare dhe kosovare, Salillari, Gjini Construction dhe Hidroterm e kishin fituar tenderin nga Komuna e…

Lajme
Blerim Kuçi, pjesë e AAK-së deri në vitin 2022 ka zyrtarizuar kalimin në LDK të premten, vetëm pesë muaj pasi kompania “Hidroterm” fitoi tenderin për projektin e sheshit “Xhorxh Bush” në vlerë më shumë se 18 milionë euro.Konsorciumi i kompanive shqiptare dhe kosovare, Salillari, Gjini Construction dhe Hidroterm e kishin fituar tenderin nga Komuna e Prishtinës.
Në një proces prokurimi për projektin e sheshit ‘Xhorxh Bush’, Komuna e Prishtinës e ka përzgjedhur fituese ofertën e konsorciumit shqiptaro-kosovar në vlerë 18,162,895.19 euro.
Njoftimi për dhënien e kontratës për Salillari, Gjini Construction dhe Hidroterm Sh.P.K ishte publikuar në muajin janar.
Sipas të dhënave në dosjen e tenderit, afati për përfundim të punimeve për këtë projekt është minimum 360 ditë apo maksimum deri në 540 ditë.
Kompania Hidroterm, e themeluar në vitin 2003, është në pronësi të sipërmarrësve vendor Genc Kuçi dhe Blertë Kuçi, fëmijët e ish-ministrit të Ekonomisë, Blerim Kuçi.
Ndërkaq, në vitin 2020, kur kompania “Hidroterm” ishte në pronësi të Blerim Kuçit, ishte shpërblyer me kontratë publike në vlerë prej 5 milionë eurosh.
Në tetorin e vitit 2020, kompania e Kuçit kishte nënshkruar kontratën për ndërtimin e një spitali në Prizren.
Kjo kompani kishte fituar tenderin publik të Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të Kosovës për “ndërtimin e objektit spitalor për nënën dhe fëmijën në Prizren”. Vlera e kontratës kap shifrën e 4 milionë e 900 mijë eurove.
Ndërkaq, të premten, kryetari i LDK-së, ka thenë se Kuçi do të jetë pjesë e ekipit për zgjedhjet lokale në Suharekë.
“Vizitova Suharekën. Mes punës së madhe për ribashkim, Blerim Kuqit i urova rikthim në familjen tonë të madhe. Me Ardianin, po ndërtojmë një ekip të fitores për Suharekën në zgjedhjet e ardhshme lokale. Mes optimizmit të madh e frymës që po na ndërtohet, këtij qytetit do t’i japim dhe ekip dhe program lokal si asnjëherë më parë”, ka thënë Abdixhiku.
“Aty afër u ndalém dhe për një kafe. Mes qytetarëve të shumtë biseduam hapur. Por kjo ditë nisi diçka dhe më të madhe. Bashkimin. Bashkimin e të gjithë atyre që ndihen se i përkasin LDK-së. Gjithë atyre që janë ndjerë të lënë anash e pa përfaqësim, u them ejani; mos u ankoni, ejani ndihmoni”, ka shtuar ai.
“Do të jem në çdo qytet për të bërë këtë bashkim. Suhareka e nisi sot. Le të mos ndalemi. Blerim të priftë e mbara. Ardian, na prijë në rrugën përpara”, ka thënë Abdixhiku.
Blerim Kuqi, ish-kryetar i Suharekës në vitin 2022 kishte dhënë dorëheqje nga të gjitha postet në AAK.