S’i ndal as vikendi- deputetët mblidhen sërish nesër në çdo 48 orë për konstituimin e kuvendit
Deputetët e Kuvendit të Kosovës do të mblidhen sërish nesër. Deputetët e betuar të një Kuvendi ende të pakonstiuar do të mblidhen nesër për të 17-ën herë me radhë në përpjekje për të arritur konstituimin e kuvendit. Kuvendi i Kosovës ka njoftuar edhe zyrtarisht për seancën e nesërme, që është vazhdim i një seancë të…

Lajme
Deputetët e Kuvendit të Kosovës do të mblidhen sërish nesër.
Deputetët e betuar të një Kuvendi ende të pakonstiuar do të mblidhen nesër për të 17-ën herë me radhë në përpjekje për të arritur konstituimin e kuvendit.
Kuvendi i Kosovës ka njoftuar edhe zyrtarisht për seancën e nesërme, që është vazhdim i një seancë të nisur një muaj më parë për të arritur tek konstituimi.
Seanca e nesërme nis në ora 10:30 dhe pritet që epilogu të jetë i njëjtë.
Deklarimet e deputetëve të cilat bëhen para hyrjes në sallë, e më pas seanca pak minutëshe pritet të jetë njësoj edhe nesër.
Nga Lëvizja Vetëvendosje që nga seanca e nëntë me radhë kur Albulena Haxhiu nuk arriti të marrë mbi 57 vota për disa herë radhazi- kanë tentuar që të arrijnë të formojnë një komision për votim të fshehtë.
Por edhe ky tentim dështon për disa herë radhazi.
Si shkak i kësaj, në Kosovë vazhdon të ketë ngërç politik e institucional.
Pavarësisht këtij ngërçi, duket se të parit të Lëvizjes Vetëvendosje nuk po i ngutet që të formojë institucionet.
Madje në takimin e djeshëm më presidenten Vjosa Osmani, Abdixhiku tha se Kurti i kishte thënë se s’ka asgjë për t’u ngutur./Lajmi.net/