Në Tiranë arrin edhe presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky
Para pak minutave në Tiranë ka arritur edhe presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky. Zelensky do të jetë pjesëmarrës i Samitit të Komunitetit Politik Evropian. Zelensky është mikpritur nga kryeministri shqiptar, Edi Rama. Zelensky do të jetë folësi i radhës pas fjalës hyrëse të Ramës në sesionin e parë të samitit. Në Tiranë tanimë kanë arritur edhe…

Lajme
Para pak minutave në Tiranë ka arritur edhe presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky.
Zelensky do të jetë pjesëmarrës i Samitit të Komunitetit Politik Evropian.
Zelensky është mikpritur nga kryeministri shqiptar, Edi Rama.
Zelensky do të jetë folësi i radhës pas fjalës hyrëse të Ramës në sesionin e parë të samitit.
Në Tiranë tanimë kanë arritur edhe kreu i Gjermanisë, Turqisë, Spanjës, Italisë e shumë e shumë zyrtarë të tjerë.
Komuniteti Politik Europian sivjet mblidhet nën moton “Europa e re në një botë të re: unitet – bashkëpunim – veprim i përbashkët”.
Udhëheqësit do të takohen fillimisht në një seancë plenare kushtuar sigurisë dhe një vizioni të përbashkët për të ardhmen e Europës.
Më pas do të zhvillohen tri tryeza të nivelit të lartë rreth temave të mëposhtme:
– Siguria dhe qëndrueshmëria demokratike e Europës, duke përfshirë luftën agresore të Rusisë kundër Ukrainës
– Konkurrenca dhe siguria ekonomike sfidat e lëvizshmërisë dhe fuqizimi i të rinjve
BE-ja do të përfaqësohet nga Presidenti i Këshillit Europian, António Costa, i cili do të bashkëkryesojë takimin së bashku me Kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama./Lajmi.net/