Behrami informon kongresistin Keith Self mbi padrejtësitë sistematike në gjyqin kundër krerëve të UÇK-së

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës Artan Behrami ka vazhduar vizitën e tij në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ai përveç përfaqësues të shoqatave dhe shumë shqiptaro-amerikan, ka zhvilluar takime edhe në Dhomën e Përfaqësuesve të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Behrami ka njoftuar për takimin me kongresistin Keith Self, i cili është kryesues i…

Lajme

15/05/2025 22:10

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës Artan Behrami ka vazhduar vizitën e tij në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ai përveç përfaqësues të shoqatave dhe shumë shqiptaro-amerikan, ka zhvilluar takime edhe në Dhomën e Përfaqësuesve të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Behrami ka njoftuar për takimin me kongresistin Keith Self, i cili është kryesues i Nën-komitetit për Evropën i Komisionit të Punëve të Jashtme të Dhomës së Përfaqësuesve.

Ai gjatë këtij takimi ka ngritur shqetësimet e qytetarëve të Kosovës lidhur me shkeljen e të drejtave të njeriut dhe padrejtësitë sistematike në gjyqin kundër krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë.

Postimi i plotë i Artan Behramit në Facebook:

Në Kongres të Shteteve të Bashkuara të Amerikës u prita në takim nga kongresisti Keith Self, i cili është kryesues i nën-komitetit për Evropën i Komisionit të Punëve të Jashtme të Dhomës së Përfaqësuesve.

Kongresisti Self është një mik i dëshmuar i Kosovës dhe një zë i fuqishëm i jetësimit të aspiratave të Kosovës për anëtarësim të shpejtë në NATO.

Ai është interesuar për përpjekjet e institucioneve të Kosovës për t’u bërë pjesë e Aleancës, për investimet e jashtme dhe zhvillimin ekonomik.

Kongresisti Self është shprehur i gatshëm të vazhdojë ta mbështesë Kosovës në të gjitha prioritetet e politikës së Jashtme.

Edhe me kongresistin Self i kam ngritur shqetësimet e qytetarëve të Kosovës lidhur me shkeljen e të drejtave të njeriut dhe padrejtësitë sistematike në gjyqin kundër krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë.