“E humb kontrollin” Luan Gacaferi i VV-së derisa flet për takimin e liderëve me Osmanin: Dy burra, e tri gra në foto
Kandidati për deputet i Lëvizjes Vetëvendosje, Luan Gacaferi ka komentuar fotografinë e cila është realizuar sot gjatë takimit mes Presidentes Osmani dhe liderëve të partive politike në Kosovë. Ai Kurtin e Osmanin i ka parë si “burra” e tre kryetarët e partive politike opozitare i ka parë si “gra”. “Unë po i shoh vetëm dy…

Lajme
Kandidati për deputet i Lëvizjes Vetëvendosje, Luan Gacaferi ka komentuar fotografinë e cila është realizuar sot gjatë takimit mes Presidentes Osmani dhe liderëve të partive politike në Kosovë.
Ai Kurtin e Osmanin i ka parë si “burra” e tre kryetarët e partive politike opozitare i ka parë si “gra”.
“Unë po i shoh vetëm dy burra e tri gra në këtë foto, e sa po i shihni ju, nuk e di vallah”, ka shkruar ai. /Lajmi.net/