Rutte: Ministrat e jashtëm të NATO-s diskutuan për luftën në Ukrainë

Pas takimit të ministrave të jashtëm të NATO-s në Antalia, sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, tha se kanë biseduar për luftën e vazhdueshme të Rusisë kundër Ukrainës. Ai tha se e përsëritën mbështetjen e plotë për përpjekjet urgjente të presidentit amerikan Donald Trump për ta çuar luftën në një fund të drejtë dhe…

Bota

15/05/2025 13:59

Pas takimit të ministrave të jashtëm të NATO-s në Antalia, sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, tha se kanë biseduar për luftën e vazhdueshme të Rusisë kundër Ukrainës.

Ai tha se e përsëritën mbështetjen e plotë për përpjekjet urgjente të presidentit amerikan Donald Trump për ta çuar luftën në një fund të drejtë dhe të qëndrueshëm sa më shpejt të jetë e mundur.

“E gjithë kjo, rritja e investimeve në mbrojtje, rritja e kapacitetit industrial të mbrojtjes dhe mbështetja e vazhdueshme për Ukrainën do të ndihmojnë në ruajtjen e stabilitetit në të gjithë zonën tonë euroatlantike”.

Rutte tha se Gjermania po merrte drejtimin në rritjen e shpenzimeve të mbrojtjes.

Aleatët e NATO-s duhet të përqendrohen në prodhimin industrial të mbrojtjes, tha ai.

“Rusia, sipas disa llogaritjeve, po prodhon në tre muaj, për sa i përket municioneve, atë që prodhon e gjithë NATO-ja në një vit dhe Rusia ka vetëm 5% të madhësisë së ekonomisë së përgjithshme të NATO-s. Kjo nuk është e qëndrueshme”.

“Rusia është kërcënimi afatgjatë”, ka thënë Rute, shkruan Reuters.