Takimi me liderët e partive politike- presidentja Osmani paralajmëron konferencë në ora 15:30

Ka rreth gjysmë ore që liderët e partive politike kanë arritur tek presidenca, ku edhe ka filluar takimi i tyre me presidenten e vendit, Vjosa Osmani. Pas kësaj, në ora 16:00 pritet që Osmani të takojë edhe përfaqësuesit e liderëve të partive politike nga komunitetet. Përpos kësaj, presidentja Osmani pritet që në ora 15:30 Vjosa…

Lajme

15/05/2025 13:46

Ka rreth gjysmë ore që liderët e partive politike kanë arritur tek presidenca, ku edhe ka filluar takimi i tyre me presidenten e vendit, Vjosa Osmani.

Pas kësaj, në ora 16:00 pritet që Osmani të takojë edhe përfaqësuesit e liderëve të partive politike nga komunitetet.

Përpos kësaj, presidentja Osmani pritet që në ora 15:30 Vjosa Osmani të mbajë konferencë për media.

Nuk dihet nëse takimi i Osmanit, me Albin Kurtin, Memli Krasniqin, Lumir Abdixhiknu dhe Ramush Haradinaj si kryetarët të partive politike do të nxjerrë ndonjë rezultat.

Ngërçi politik që po ndodhë tash e tre muaj nga zgjedhjet, e tash e një muaj nga tentimi i parë për të konstituar kuvendin është bërë shqetësues edhe për ndërkombëtarët të cilët kanë kërkuar që t’i jepet zgjidhje kësaj çështje./Lajmi.net/