Krasniqi, Abdixhiku dhe Haradinaj arrijnë në takimin e thirrur nga Osmani

Në zyrën e presidentes së vendit, Vjosa Osmani tashmë kanë arritur disa nga liderët e partive politike në vend. Në zyrën e Osmanit i pari arriti kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj si dhe para pak minutave ka arritur edhe kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi dhe kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku. Si fillim mediat nuk u…

Lajme

15/05/2025 13:03

Në zyrën e presidentes së vendit, Vjosa Osmani tashmë kanë arritur disa nga liderët e partive politike në vend.

Në zyrën e Osmanit i pari arriti kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj si dhe para pak minutave ka arritur edhe kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi dhe kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku.

Si fillim mediat nuk u lejuan të hyjnë për të marrë pamje nga ky takim, por më pas vendimi ndryshoi.

Pritet që brenda pak minutave tashmë këtij takimi t’i bashkohen edhe nga LDK dhe Vetëvendosje.

Osmani paralajmëroi të martën se mund të ketë një sërë takimesh mes saj dhe partive politike, varësisht se si shkojnë bisedimet të enjten.

Ajo tha se moskonstituimi i Kuvendit e rrezikon “pikërisht funksionimin kushtetues të institucioneve që është edhe arsyeja pse i kam ftuar liderët që të diskutojmë rrugën përpara”.

“Si institucion i Presidencës jemi në zbatim të detyrave kushtetuese, sepse, siç e dini, neni 84 përcakton që presidentja e vendit ka për detyrë të garantojë funksionimin kushtetues të institucioneve”, tha ajo./Lajmi.net/