Peci: Po i hyjmë në hak Albulena Haxhiut- s’munden partitë opozitare që janë humbës të zgjedhjeve me caktu emrin e të propozuarit
Deputeti i Listës Guxo, Faton Peci është deklaruar para mediave ku tha se shpreh keqardhje se edhe sot nuk ka rezultat në zhbllokim të situatës. Peci ndër të tjerash tha se emri i Albulena Haxhiut nuk është shkaktar i bllokimit në Kuvend. Sipas tij është mirë t’i jepet zgjidhej situatës, por se i takon Vetëvendosjes…

Lajme
Deputeti i Listës Guxo, Faton Peci është deklaruar para mediave ku tha se shpreh keqardhje se edhe sot nuk ka rezultat në zhbllokim të situatës.
Peci ndër të tjerash tha se emri i Albulena Haxhiut nuk është shkaktar i bllokimit në Kuvend.
Sipas tij është mirë t’i jepet zgjidhej situatës, por se i takon Vetëvendosjes të propozojë emrin për kandidat.
“Ne si grup parlamentar VV-GUXO Alternativa, në vazhdimësi jemi duke bërë përpjekje për zhbllokimin e kësaj gjendje dhe po kryejmë detyrimet tona ligjore e kushtetuese duke marrë pjesë në seancë por edhe në proces të votimit siç përcaktohet me vendimin e Kushtetueses. Njëkohësisht është e rëndësishme të potencohet se meqenëse ka një përfolje të vazhdueshme rreth emrit, ne ende s’kemi ardhur tek propozimi i emrit ajo që na duhet është që të kemi një proces të votimit të fshehtë në të cilin edhe kjo si temë është e përcaktuar në vendim ku thuhet se mund të jetë i hapur apo i fshehtë. Vullneti dhe ndërgjegjja që mund t’i thirret çdo deputeti individualisht mund të ndihmojë në zhbllokimin e situatës dhe futjen në afate ligjore dhe kushtetuese për formimin e qeverisë”, deklaroi Peci, shkruan lajmi.net.
Ai tha se kanë bërë cdo përpjekje për të zgjidhur situatën e krijuar në vend nga mos-formimi i institucioneve.
“Ne kemi bërë të gjitha përpjekjet pasi pikat e rendit të ditës të cilat janë caktuar nga kryetari paraprak mes të tjerash është edhe zgjedhja e kryetarit të kuvendit. Pra ajo është si pikë e rendit të ditës përveç që ka ndikuar modaliteti nga votimi i hapur në tentim të votimit të fshehtë. Në momentin kur kryeministri në detyrë Albin Kurti ka ftuar partitë opozitare për të marrë pjesë në një disktuim, në këtë rast PDK që ka pranuar ftesën dhe për LDK që ka refuzuar ftesën. Ky takim ka pasur synim arritjen e një marrëveshje për konstituimin e kuvendit. Në këtë takim ka marrë pjesë kryetari i PDK-së, nga LDK-ja jo. Meqë kanë qenë kategorik se duhet situatë e dalë nga kjo situatë e krijuar, Kurti i ka dërguar një ofertë LDK-së për një bashkëpunim dhe bashkëqeverisje. Nëse këto dy veprime konsiderohen si nuk janë hapat, atëherë nuk gjejë fjalë për t’ju bindur më ju dhe ata që mendojnë si ju”, tha Peci.
“Unë s’mundem të falsë për ecurinë, pasi varet nga niveli i diskutimeve sepse nuk e di epilogun. Urojë dhe shpresojë nga aty të dilet me një propozim që është rrugëzgjidhje. E propozimet dihet se është ndjekja e rrugëve ligjore dhe kushtetuese. Unë mendoj se sikurse e kam thënë në vazhdimësi emri i Albulena Haxhiut nuk është problemi- mendoj se po hyjmë në hak duke ia vu përgjegjësinë Haxhiut se s’po kemi konstituim. Nuk mundet dikush një të drejtë që ta ka dhuru qytetari që dikush nga partitë opozitare që janë humbës të mëdhenj të zgjedhjeve me ta caktu se kush është emri i propozuar. I bie sikur ne të themi se kush duhet të jetë emri për nënkryetar të kuvendit nga PDK e LDK”,shtoi ai./Lajmi.net/