Kërkesa e AAK-së që e çuan në Kushtetuese, Gjykata i njofton deputetët se mund të dërgojnë komente deri më 19 maj

Deputetët e AAK-së kanë dërguar para disa ditësh në Gjykatë Kushtetuese një dokument ku kanë kërkuar që të vlerësohet vlefshmëria e komisionit për votim të fshehtë. Sot, në seancën e Kuvendit të Kosovës, sekretarja e Kuvendit iu ka shpërndarë deputetëve një dokument në lidhje me këtë kërkesë. Aty thuhet se deputetët mund të dërgojnë komente…

Lajme

15/05/2025 10:41

Deputetët e AAK-së kanë dërguar para disa ditësh në Gjykatë Kushtetuese një dokument ku kanë kërkuar që të vlerësohet vlefshmëria e komisionit për votim të fshehtë.

Sot, në seancën e Kuvendit të Kosovës, sekretarja e Kuvendit iu ka shpërndarë deputetëve një dokument në lidhje me këtë kërkesë.

Aty thuhet se deputetët mund të dërgojnë komente deri me 19 maj, shkruan lajmi.net.

Ditë më parë deputetja e AAK-së, Time Kadriaj , ka dorëzuar në Gjykatë Kushtetuese kërkesën që të dihet nëse në Kuvendin e Kosovës po bëhen shkelje ligjore e kushtetuese në kuadër të mbarëvajtjes së seancave.

Ajo dorëzoi kallëzimin në seancë të nënshkruar nga disa deputetë.

Kjo kërkesë u kritikua nga Vetëvendosje- duke thënë se s’ka nevojë të bëhet pasi sipas tyre s’ka shkelje ligjore e kushtetuese në Kuvend.

E tashmë para vetes secili deputet ka dokumentin përkatës ku edhe disa prej tyre nisën ta lexonin ende pa filluar seanca./Lajmi.net/