Berisha: S’kam shpresë që zgjidhet ndonjë gjë te presidentja- propozime patëm boll, po s’i morën parasysh

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e AAK-së, Bekë Berisha është deklaruar pak para fillimit të seancës konstituive. Berisha deklaroi se takimi i liderëve partiak me presidenten Vjosa Osmani është edhe një tendencë që duhet konsumuar. “Duhet me u konsumu edhe këto dy veprime, ftesa nga presidentja si dhe  ajo që ia kemi bërë…

Lajme

15/05/2025 09:47

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e AAK-së, Bekë Berisha është deklaruar pak para fillimit të seancës konstituive.

Berisha deklaroi se takimi i liderëve partiak me presidenten Vjosa Osmani është edhe një tendencë që duhet konsumuar.

“Duhet me u konsumu edhe këto dy veprime, ftesa nga presidentja si dhe  ajo që ia kemi bërë një pyetje Kushtetueses”, tha Berisha.

Ai theksoi se nuk ka shpresë se do të zgjidhet ndonjë gjë edhe nga takimi me presidenten Osmani.

“S’kam naj shpresë se do të zgjidhet ndonjë gjë të presidentja sepse partitë politike veçse janë deklaru. Kemi dhënë propozime boll, po s’i kanë marrë parasysh”./Lajmi.net/