Operacion i rrallë në Gjilan, kirurgët heqin me sukses tumorin nga zorra e trashë
Në Spitalin e Përgjithshëm në Gjilan është kryer me sukses të plotë një operacion i rrallë dhe i ndjeshëm. Sipas një njoftimi të lëshuar nga ky spital thuhet se, pacienti ishte diagnostifikuar gjatë Kolonskopisë me ndryshim në Kalimin e Kolonit Sigmoid në Rektum me një masë tumorose të dyshimtë. I njëjti ishte shtruar në repartin…

Lajme
Në Spitalin e Përgjithshëm në Gjilan është kryer me sukses të plotë një operacion i rrallë dhe i ndjeshëm.
Sipas një njoftimi të lëshuar nga ky spital thuhet se, pacienti ishte diagnostifikuar gjatë Kolonskopisë me ndryshim në Kalimin e Kolonit Sigmoid në Rektum me një masë tumorose të dyshimtë.
I njëjti ishte shtruar në repartin e kirurgjisë, teksa më 5 maj, u realizua largimi i Kolonit të majtë së bashku me Tumorin me Metoden Laparoskopike.
“Kirurgët e Repartit të Kirurgjisë, në bashkëpunim me anesteziologët dhe teknikët, kanë realizuar me sukses të plotë një ndërhyrje komplekse kirurgjike, ku në llojet e këtyre ndërhyrjeve prezantohet gadishmëria dhe kompetenca e stafit të Kirurgjisë, Anestezionit dhe Gastroskopisë”, thuhet ndër të tjera në njoftim. /Lajmi.net/