Rexhepi: Le të shohim se çfarë do të na propozojë presidentja

Deputetja Emilja Rexhepi, pak orë para takimit të thirrur nga presidentja Vjosa Osmani më 15 maj, ka theksuar se është duke pritur se çfarë do të propozoj e para e shtetit. “Le të shohim fillimisht se çfarë do të na propozojë presidentja” tha Rexhepi për frontonline. Ajo shtoi se të gjitha partitë duhet të bashkëpunojnë…

Lajme

15/05/2025 08:39

Deputetja Emilja Rexhepi, pak orë para takimit të thirrur nga presidentja Vjosa Osmani më 15 maj, ka theksuar se është duke pritur se çfarë do të propozoj e para e shtetit.

“Le të shohim fillimisht se çfarë do të na propozojë presidentja” tha Rexhepi për frontonline.

Ajo shtoi se të gjitha partitë duhet të bashkëpunojnë për të çuar përpara procesin e konstituimit të institucioneve.

“Të gjithë së bashku duhet të konstituojmë Parlamentin, t’i votojmë nënkryetarët dhe t’i hapim rrugën Kurtit për të formuar qeverinë,” u shpreh ajo.

Rexhepi theksoi se nëse nuk ka vullnet për marrëveshje, atëherë qytetarët duhet të vendosin sërish përmes zgjedhjeve.

“Nëse jo, më mirë të shkojmë në zgjedhje,” përfundoi ajo.