Osmani pret në takim Ambasadorin e BE-së në Kosovë, Aivo Orav, flasin për takimin e nesërm me partitë politike

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur sot në takim Shefin e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Aivo Orav, me të cilin diskutoi situatën aktuale politike në vend. Përmes një njoftimi për media thuhet se, Presidentja Osmani e informoi ambasadorin Orav për mbajtjen e takimit konsultativ me liderët e partive politike, të planifikuar për…

Lajme

14/05/2025 12:37

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur sot në takim Shefin e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Aivo Orav, me të cilin diskutoi situatën aktuale politike në vend.

Përmes një njoftimi për media thuhet se, Presidentja Osmani e informoi ambasadorin Orav për mbajtjen e takimit konsultativ me liderët e partive politike, të planifikuar për nesër.

Po ashtu gjatë takimit, u diskutua edhe për vizitat e rëndësishme të drejtuesve të lartë të Bashkimit Evropian në Kosovë, duke përfshirë vizitën e sotme të kryesuesit të Këshillit të BE-së, António Costa, si një sinjal i fuqishëm i mbështetjes së BE-së për integrimin evropian të Kosovës. /Lajmi.net/