Macron uron Ramën për fitoren: Franca, gjithmonë në krah të Shqipërisë në rrugën e saj drejt BE
Presidenti i Francës, Emmanuel Macron ka uruar Kryeministrin Edi Rama, për fitoren në zgjedhjet parlamentare të 11 majit. “Urime Edi Rama, mik i dashur, për fitoren tënde në zgjedhjet parlamentare. Franca do të jetë gjithmonë në krah të Shqipërisë në rrugën e saj drejt Bashkimit Europian”, shkruan Macron në gjuhën shqipe në një postim në…

Lajme
Presidenti i Francës, Emmanuel Macron ka uruar Kryeministrin Edi Rama, për fitoren në zgjedhjet parlamentare të 11 majit.
“Urime Edi Rama, mik i dashur, për fitoren tënde në zgjedhjet parlamentare. Franca do të jetë gjithmonë në krah të Shqipërisë në rrugën e saj drejt Bashkimit Europian”, shkruan Macron në gjuhën shqipe në një postim në platformën X.
“Do të takohemi që të premten në Samitin e Komunitetit Politik Europian dhe për një vizitë që duhet të na lejojë të forcojmë edhe më shumë partneritetin tonë”, thekson Macron.