E pazakontë në Prishtinë- policia gjobit veturën tjetër zyrtare të policisë që ishte parkuar gabimisht
Një parkim i gabuar i veturës i kushtoi edhe Policisë së Kosovës. Ndalimi i veturave vend e pavend është një problem shumë i madh sidomos në Prishtinë. E një situatë e pazakontë u regjistrua së fundi në Prishtinë, ku policia ka gjobitur një veturë zyrtare të policisë po ashtu- si shkak i parkimit të gabuar.…

Lajme
Një parkim i gabuar i veturës i kushtoi edhe Policisë së Kosovës.
Ndalimi i veturave vend e pavend është një problem shumë i madh sidomos në Prishtinë.
E një situatë e pazakontë u regjistrua së fundi në Prishtinë, ku policia ka gjobitur një veturë zyrtare të policisë po ashtu- si shkak i parkimit të gabuar.
Video nga ky moment është publikuar nga “Vrojtuesit e Lagjes – Prishtinë”, të cilët raportuan se automjeti policor ishte parkuar në mënyrë të parregullt, gjë që çoi në vendosjen e një gjobe nga vetë zyrtari policor.
E ky veprim është përshëndetur nga qytetarët- si një shembull i mirë i zbatimit të barabartë të ligjit./Lajmi.net/