Dy raste të sekuestrimit të substancave narkotike në Prishtinë brenda 24 orësh
Dy raste të sekuestrimit të substancave narkotike kanë ndodhur brenda 24 orësh vetëm në kryeqytet. Siç ka njoftuar Policia e Kosovës, në të dyja rastet janë sekuestruar afro 40 gram narkotikë, shkruan lajmi.net. Rastet e raportuara nga Policia: Rr. Haxhi Zeka, Prishtinë 13.05.2025, 18:50. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që gjatë kontrollit në veturën…

Lajme
Dy raste të sekuestrimit të substancave narkotike kanë ndodhur brenda 24 orësh vetëm në kryeqytet.
Siç ka njoftuar Policia e Kosovës, në të dyja rastet janë sekuestruar afro 40 gram narkotikë, shkruan lajmi.net.
Rastet e raportuara nga Policia:
Rr. Haxhi Zeka, Prishtinë 13.05.2025, 18:50. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që gjatë kontrollit në veturën e tij janë gjetur dhe sekuestruar substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë me peshë rreth 16.11 gram. Me vendim të prokurorit pas intervistimit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.
Prishtinë 13.05.2025, 21:15. Njësia kompetente policore në koordinim me prokurorinë kompetente kanë bërë kontrollimin e shtëpisë dhe objekteve përcjellëse të dyshuarit mashkull kosovar. Gjatë kontrollit janë gjetur dhe sekuestruar: substancë e dyshuar narkotike e llojit kokainë me peshë rreth 20.02 gram, një telefon, qese të plastikës dhe foli alumini që shërbejnë për paketimin e substancës, një peshore si dhe prova të tjera materiale. I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.