Deputeti i PDK-së: S’e votoj kurrë koalicionin me VV, as me Hamzën kryeministër

Deputeti i PDK-së, Rashit Qalaj ka treguar nëse mund të ketë një koalicion mes Partisë Demokratike Kosovës dhe Lëvizjes Vetëvendosje. Ai është treguar i prerë për këtë, duke i thënë “jo” koalicionit më VV-në. “Koalicion me VV-në nuk do të ketë asnjë votë kurrë për jetë, unë nuk e votoj asnjë koalicion edhe nëse është…

Lajme

14/05/2025 08:18

Deputeti i PDK-së, Rashit Qalaj ka treguar nëse mund të ketë një koalicion mes Partisë Demokratike Kosovës dhe Lëvizjes Vetëvendosje.

Ai është treguar i prerë për këtë, duke i thënë “jo” koalicionit më VV-në.

“Koalicion me VV-në nuk do të ketë asnjë votë kurrë për jetë, unë nuk e votoj asnjë koalicion edhe nëse është Bedri Hamza kryeministër. Si unë, edhe shumica e deputetëve që i kemi në grupin parlamentar, edhe e gjithë PDK-ja jemi kundër themelimit apo koalicionit me VV-në, për shkak të hendekut të madh”, është shprehur ai.