Pa asnjë ndryshim edhe kjo seancë- dështimi i 15-të me radhë që Vetëvendosje të bëj Albulena Haxhiun kryekuvendare

Deputetët e Kuvendit të Kosovës janë mbledhur edhe sot në një seancë plenare- për të vazhduar përpjekjet për konstituimin e Kuvendit të Kosovës. Kjo është seanca e 15-të me radhë që kur tentohet të arrihet konstituimi i kuvendit, por pa rezultat. Deputetët u mblodhën edhe sot ,derisa kryesuesi i seancës njoftoi se të pranishëm në…

Lajme

13/05/2025 10:34

Deputetët e Kuvendit të Kosovës janë mbledhur edhe sot në një seancë plenare- për të vazhduar përpjekjet për konstituimin e Kuvendit të Kosovës.

Kjo është seanca e 15-të me radhë që kur tentohet të arrihet konstituimi i kuvendit, por pa rezultat.

Deputetët u mblodhën edhe sot ,derisa kryesuesi i seancës njoftoi se të pranishëm në sallë janë 115 deputetë.

Pas kësaj, kryesuesi Avni Dehari deklaroi se në seancat e kaluara kanë dështuar që të formojnë komisionin për votim të fshehtë pasi nga PDK, LDK, AAK dhe Nisma kanë kundërshtuar propozimin e anëtarëve për këtë komision dhe kësisoj s’ka pasur kuorum për vendimmarrje.

Edhe sot ai ka ftuar partitë politike të lartpërmendura për të propozuar anëtarët e tyre për këtë komision- propozim ky i refuzuar dhe kundërshtuar edhe sot.

Pas kësaj, Vetëvendosje hodhi në votim propozimin për komision për votim të fshehtë dhe aty morën vetëm 56 deputetë për, një deputet ka votuar kundër dhe s’ka asnjë abstenim.

“Nuk kemi kuorum shihemi më 15 maj në ora 10:30”, deklaroi kryesuesi Dehari./Lajmi.net/