Krasniqi: U dëshmua edhe njëherë që VV po mbanë peng institucionet, ne kemi pranuar ftesën e Osmanit për takim

Ka përfunduar edhe seanca e 15-të konstituive e Kuvendit të Kosovës, ku të pranishëm ishin 115-të deputetë. Nuk kishte korum për zgjedhjen e anëtarëve të komisionit dhe kështu kryesuesi Avni Dehari seancën e shty për 15 maj në ora 10:30. Pas seancë foli edhe kreu i PDK-së, Memli Krasniqi ku tha se VV po bllokon…

Lajme

13/05/2025 10:38

Ka përfunduar edhe seanca e 15-të konstituive e Kuvendit të Kosovës, ku të pranishëm ishin 115-të deputetë.

Nuk kishte korum për zgjedhjen e anëtarëve të komisionit dhe kështu kryesuesi Avni Dehari seancën e shty për 15 maj në ora 10:30.

Pas seancë foli edhe kreu i PDK-së, Memli Krasniqi ku tha se VV po bllokon institucionet dhe se ata si parti e kanë pranuar ftesën e Presidentes për takim të përbashkët.

“Shpreh keqardhjen time dhe partisë, sepse institucionet kane mbetur peng. Ju kujtoj se ne vende me te zhvilluar se vendi ynë në situata te tilla kandidatet ndërrohen edhe në mes të garës dhe kjo nuk është parë si e jashtëzakonshme. Tashmë dihet se z.Kurti nuk i ka numrat. Na vjen mirë që Osmani ka pranuar propozimin e PDK-së për ta fituar një takim”, tha Krasniqi.

“Kërkojmë që partia e parë të reflektojë dhe të dalim nga kjo bllokadë. Ne e kemi pranuar ftesën dhe takimi do të jetë i përbashkët. Ne do të vazhdojmë për një qasje zhbllokuese. Kemi propozuar që të shkojmë para dhe na vjen mirë që Presidentja Osmani ka pranuar të thërras në takim”, tha ai./Lajmi.net/