E frikshme- Plumbat depërtuan edhe brenda në banese mbrëmë në rrugën “Muharrem Fejza”
Një situatë aspak e zakonshme dhe tejet e frikshme ishte mbrëmë gjatë natës në rrugën “Muharrem Fejza” të lagjes “Mati 1” në Prishtinë. Si fillim disa persona u panë me armë të gjata derisa po lëviznin rrugës kryesore e më pas u larguan nga aty. Por duke mos përfunduar me kaq, të njëjtit kanë shtënë…

Lajme
Një situatë aspak e zakonshme dhe tejet e frikshme ishte mbrëmë gjatë natës në rrugën “Muharrem Fejza” të lagjes “Mati 1” në Prishtinë.
Si fillim disa persona u panë me armë të gjata derisa po lëviznin rrugës kryesore e më pas u larguan nga aty.
Por duke mos përfunduar me kaq, të njëjtit kanë shtënë me armë zjarri.
Si shkak i të shtënave me armë zjarri u dëmtuan edhe disa vetura dhe jo vetëm kaq.
Të shtënat e armëve të zjarrit kanë depërtuar edhe brenda një banese në këtë lagje. Disa prej banorëve kanë publikuar edhe pamje të dritareve që janë goditur nga këto të shtëna- e që shihet të jenë shkaktuar dëme të mëdha.
Për fat të mirë deri më tani nuk është raportuar për ndonjë person të lënduar, derisa nga Policia e Kosovës nuk janë dhënë ende detaje./Lajmi.net/