Zgjedhjet në Shqipëri – Këto janë rezultatet e fundit të publikuara nga KQZ-ja
Në 12 qarqet e Shqipërisë vijon procesi i numërimit të votave për zgjedhjet e 11 majit. Sipas rezultateve të bëra publike nga KQZ, deri më tani, janë numëruar 2035 qendra votimi, nga 5225. PS ka marrë në rang vendi 276937 vota ose 52.49 %, kundrejt 181475 votave të PD-ASHM, 34.48 %. PSD ka marrë 21039…

Lajme
Në 12 qarqet e Shqipërisë vijon procesi i numërimit të votave për zgjedhjet e 11 majit. Sipas rezultateve të bëra publike nga KQZ, deri më tani, janë numëruar 2035 qendra votimi, nga 5225.
PS ka marrë në rang vendi 276937 vota ose 52.49 %, kundrejt 181475 votave të PD-ASHM, 34.48 %.
PSD ka marrë 21039 vota, ose 3.99 %, Koalicioni Nisma Bëhet 17553 vota, ose 3.33 % dhe Partia Mundësia,13880 vota ose 2.63 %. Ky rezultat është deri në orën 11:50.
Partia Socialiste deri tani dominon në 10 qarqe të vendit, me përjashtim të Shkodrës dhe Kukësit.
Sipas projeksioneve të deritanishme, Partia Socialiste ka siguruar 83 mandate, Partia Demokratike 51 mandate, PSD 3 mandate, Nisma Shqipëria Bëhet 1 mandat dhe Mundësia 1 mandat.