Përfundon numërimi në Himarë, PS fiton me 51.26% të votave

Në bashkinë e Himarës ka përfunduar numërimi i votave i zgjedhjeve parlamentare të 11 majit. Sipas të dhënave të publikuara nga faqja zyrtare e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, në 9 qendrat e votimit ka përfunduar numërimi i votive, ku Partia Socialiste ka marrë 3.196 vota ose 51.26% të votive, Koalicioni Partia Demokratike-Aleanca për Shqipërinë Madhështore…

Lajme

12/05/2025 11:52

Në bashkinë e Himarës ka përfunduar numërimi i votave i zgjedhjeve parlamentare të 11 majit.

Sipas të dhënave të publikuara nga faqja zyrtare e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, në 9 qendrat e votimit ka përfunduar numërimi i votive, ku Partia Socialiste ka marrë 3.196 vota ose 51.26% të votive, Koalicioni Partia Demokratike-Aleanca për Shqipërinë Madhështore 2.370 vota, ose 38.01 % të votave, Koalicioni Nisma – Shqipëria Bëhet 358 vota ose 5.74% të votave.

Në qarkun e Vlorës, deri në orën 10:30 janë numëruar 177 qendra votimi nga 449 në total, ku Partia Socialiste ka marrë 19.783 vota ose 57.33% të votave, Koalicioni Partia Demokratike-Aleanca për Shqipërinë Madhështore 9.953 vota ose 28.84% të votave, Koalicioni Nisma – Shqipëria Bëhet 2.084 ose 6.04%, Partia Mundësia 1.235 vota ose 3.58%.