Pesë raste të dhunës në familje brenda 24 orëve- arrestohen disa të dyshuar
Pesë raste të dhunës në familje janë raportuar gjatë 24 orëve të fundit. Dy nga këto raste ishin në Prishtinë, një në Shtërpce dhe dy të tjera në Gjakovë. Në të shumtën e rasteve të arrestuarit janë meshkuj të cilët kanë sulmuar fizikisht bashkëshortet e tyre. Njoftimi i plotë: Prishtinë 11.05.2025 – 00:02. Është arrestuar i…

Lajme
Pesë raste të dhunës në familje janë raportuar gjatë 24 orëve të fundit.
Dy nga këto raste ishin në Prishtinë, një në Shtërpce dhe dy të tjera në Gjakovë.
Në të shumtën e rasteve të arrestuarit janë meshkuj të cilët kanë sulmuar fizikisht bashkëshortet e tyre.
Njoftimi i plotë:
Prishtinë 11.05.2025 – 00:02. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje ka kanosur viktimën femër kosovare me të cilën bashkëjeton. Pas intervistimit, me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.
Prishtinë 11.05.2025 – 19:07. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij. Viktima ka pranuar trajtim mjekësor ndërsa, i dyshuari pas intervistimit, me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.
Shtërpcë 11.05.2025 – 19:00. Është arrestuar e dyshuara femër kosovare, për shkak se e njëjta kishte sulmuar djalin e saj të mitur. Sipas familjarëve e dyshuara vuan nga probleme mendore. Në konsultim me prokurorin e dyshuara pas inicimit të rastit është dërguar në mbajtje.
DHUNË NË FAMILJE
- Gjakovë 11.05.2025 – 12:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti kishte keqtrajtuar bashkëshorten e tij. Pas intervistimit me vendim të prokurorit i dyshuari lirohet në procedurë të rregullt.
- Malishevë 10.05.2025. Raportohet seviktima femër kosovare ishte keqtrajtuar nga bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull kosovar. Me vendim të prokurorit pas intervistimit rasti shkon në procedurë të rregullt./Lajmi.net/