“Çfarë agimi ky sot”- Edi Rama reagon pasi u numëruan mbi 26% e votave
Në Shqipëri janë numëruar deri në orën gjashtë të mëngjesit, 1083 kuti votimi nga 5225 në total dhe sipas këtij numërimi, Partia Socialiste kryeson bindshëm me 53.26% të votave të grumbulluara. Ndërkohë kreu i Partisë Socialiste, Edi Rama ka reaguar me një postim në rrjetet sociale, teksa ka publikuar një foto në orët e para…

Lajme
Në Shqipëri janë numëruar deri në orën gjashtë të mëngjesit, 1083 kuti votimi nga 5225 në total dhe sipas këtij numërimi, Partia Socialiste kryeson bindshëm me 53.26% të votave të grumbulluara.
Ndërkohë kreu i Partisë Socialiste, Edi Rama ka reaguar me një postim në rrjetet sociale, teksa ka publikuar një foto në orët e para të kësaj të marte nga ambientet e jashtme të selisë rozë.
“Çfarë agimi ky sot”, shkruan Rama, ndërsa e shoqëron dhe me një imazh të dorës dhe numrit pesë – numër i cili ishte ai që përfaqësonte këtë forcë politike në fletën e votimit të njëmbëdhjetë majit.