Përplasje në Tiranë, PD kërkon bllokimin e një zyre ku ndodhet Braçe

Një situatë e tensionuar është regjistruar në Tiranë vetëm pak minuta para orarit zyrtar të mbylljes së kutive të votimit. Gazetari i Euronews, Thimi Samarxhiu raportoi se përfaqësues të PD kanë kërkuar ndërhyrjen e policisë dhe bllokimin e një QV pranë shkollës Petro Nini në kryeqytet. Përfaqësues të Aleancës për Shqipërinë Madhështore si Adriana Kalaja,…

Lajme

11/05/2025 19:35

Një situatë e tensionuar është regjistruar në Tiranë vetëm pak minuta para orarit zyrtar të mbylljes së kutive të votimit.

Gazetari i Euronews, Thimi Samarxhiu raportoi se përfaqësues të PD kanë kërkuar ndërhyrjen e policisë dhe bllokimin e një QV pranë shkollës Petro Nini në kryeqytet.

Përfaqësues të Aleancës për Shqipërinë Madhështore si Adriana Kalaja, Tedi Blushi e të tjerë kanë kërkuar ndërhyrjen e policisë pasi kanë shprehur dyshimet se brenda kësaj QV ndodhen eksponentë të Partisë Socialiste mes të cilëve Erion Braçe dhe janë me lista dhe sende të dyshimta. Ata kanë kërkuar bllokimin e këtij ambienti.