​Mbyllet zyrtarisht procesi i votimit në Shqipëri

Në orën 19:00 është mbyllur zyrtarisht votimi për zgjedhjet parlamentare në Shqipëri. Në bazë të Kodit Zgjedhor, do të mbeten hapur vetëm ato qendra votimi, ku vihet re se ka ende një numër zgjedhësish që janë në radhë për të votuar, transmeton KosovaPress. Pas mbylljes së kutive të votimit, ato dërgohen nëpër KZAZ ku pas…

Lajme

11/05/2025 19:16

Në orën 19:00 është mbyllur zyrtarisht votimi për zgjedhjet parlamentare në Shqipëri.

Në bazë të Kodit Zgjedhor, do të mbeten hapur vetëm ato qendra votimi, ku vihet re se ka ende një numër zgjedhësish që janë në radhë për të votuar, transmeton KosovaPress.

Pas mbylljes së kutive të votimit, ato dërgohen nëpër KZAZ ku pas marrjes në dorëzim do të fillojë procesi i numërimit të votave, i cili pritet të përfundojë brenda 48 orëve fillimisht për partitë politike dhe koalicionet, dhe më pas për kandidatët për deputetë.

Sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve pjesëmarrja në votime deri në orën 18:00 ka qenë 41.29%, shifër kjo më e ulët se në zgjedhjet parlamentare 2021, ku dalja ishte 45.41%.

E reja në këto zgjedhje ishte dhe pjesëmarrja e diasporës në votim, proces ky që ndodh për herë të parë. Rreth 93% e zgjedhësve nga diaspora morën fletën e votimit, dhe 81% e tyre e kanë plotësuar dhe kthyer në KQZ, duke përfaqësuar 74% të të gjithë votuesve nga diaspora.