​S’ka shtyrje të votimeve në Vlorë

Komisioni Rregullator nuk ka arritur ta shqyrtojë kërkesën e Partisë Socialiste të Shqipërisë për shtyrjen e orarit të votimit në Vlorë deri në orën njëzet e dy, duke mos arritur të marrë një vendim. Shkak për këtë u bë mungesa e kuorumit, pasi anëtarët e opozitës në këtë komision u larguan nga mbledhja, raporton Radiotelevizioni…

Lajme

11/05/2025 18:16

Komisioni Rregullator nuk ka arritur ta shqyrtojë kërkesën e Partisë Socialiste të Shqipërisë për shtyrjen e orarit të votimit në Vlorë deri në orën njëzet e dy, duke mos arritur të marrë një vendim.

Shkak për këtë u bë mungesa e kuorumit, pasi anëtarët e opozitës në këtë komision u larguan nga mbledhja, raporton Radiotelevizioni Shqiptar.

Me kërkesën e anëtarit të Komisionit Rregullator, Arens Çela, Komisioni Rregullator u mblodh sot për shqyrtimin e projektvendimit për shtyrjen e orarit të votimit për pesëdhjetë e pesë qendra votimi në Vlorë, për zgjedhjet parlamentare.

Në projektvendim thuhej se kërkohet shtyrja e orarit të votimit deri në orën njëzet e dy për pesëdhjetë e pesë qendra votimi, por Komisioni Rregullator nuk arriti të marrë një vendim, transmeton KosovaPress.

Në këto kushte edhe në Vlorë kutitë e votimit do të mbyllen sikur në të gjitha qarqet e tjera të votimit në Shqipëri – ora 19:00.