Nesër deputetët e AAK i dërgojnë në Kushtetuese kërkesë për vendimin e Kuvendit lidhur me votimin e fshehtë

Nesër, më 12 maj në ora 11:00, deputetët e AAK-së do t’i dorëzojnë në Gjykatë Kushtetuese kërkesë për vendimin e Kuvendit lidhur me votimin e fshehtë. Ky dokument është titulluar “Transkript i Mbledhjes Konstituive të Kuvendit të Republikës së Kosovës, e mbajtur më 15, 17, 19, 21, 23, 25, 27, 29 prill, si dhe më…

Lajme

11/05/2025 17:38

Nesër, më 12 maj në ora 11:00, deputetët e AAK-së do t’i dorëzojnë në Gjykatë Kushtetuese kërkesë për vendimin e Kuvendit lidhur me votimin e fshehtë.

Ky dokument është titulluar “Transkript i Mbledhjes Konstituive të Kuvendit të Republikës së Kosovës, e mbajtur më 15, 17, 19, 21, 23, 25, 27, 29 prill, si dhe më 1, 3 dhe 5 maj 2025.”

“Nesër, më 12 maj 2025, në ora 11:00, deputetët e AAK-së do të dorëzojnë kërkesën për vlerësim të kushtetutshmërisë së vendimit të Kuvendit të Kosovës për refuzimin e formimit të Komisionit për votim të fshehtë, si dhe të të gjitha vendimeve të tjera me natyrë të njëjtë, të marra në seancat paraprake dhe të mëvonshme për të njëjtën çështje, i përmbajtur në dokumentin e titulluar; “Transkript i Mbledhjes Konstituive të Kuvendit të Republikës së Kosovës, e mbajtur më 15, 17, 19, 21, 23, 25, 27, 29 prill, si dhe më 1, 3 dhe 5 maj 2025.”, thuhet në njoftimin  e AAK-së.