Osmani takohet me homologun e saj austriak: Miqësia me Austrinë mbetet një shtyllë e fortë e rrugëtimit tonë evropian
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka marrë pjesë në ceremoninë e 80 vjetorit të çlirimit të Kampit të përqendrimit që po mbahet në Mauthausen. Osmani në këtë ceremoni ka takuar homologun e saj nga Austria, Alexander Van der Bellen dhe Zonjën e Parë Doris Schmidauer, shkruan lajmi.net. Ajo ka thënë se “miqësia me Austrinë mbetet…

Lajme
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka marrë pjesë në ceremoninë e 80 vjetorit të çlirimit të Kampit të përqendrimit që po mbahet në Mauthausen.
Osmani në këtë ceremoni ka takuar homologun e saj nga Austria, Alexander Van der Bellen dhe Zonjën e Parë Doris Schmidauer, shkruan lajmi.net.
Ajo ka thënë se “miqësia me Austrinë mbetet një shtyllë e fortë e rrugëtimit tonë evropian”.
“Para ceremonisë përkujtimore, patëm një diskutim të sinqertë e përmbajtësor për miqësinë tonë të qëndrueshme e përkrahjen e çmuar të Austrisë në çdo etapë të shtetndërtimit të Kosovës. Kosova është e përkushtuar për procesin e integrimit euro-atlantik, e në këtë rrugëtim është e bekuar të ketë në krah miq sikurse Austria”, ka shkruar Osmani. /Lajmi.net/
Postimi i saj i plotë në Facebook: