Tensionet në Vorë, Celibashi revokon akreditimin e vëzhguesve të partive
Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në Shqipëri Ilirjan Celibashi ka marrë vendimin të revokojë akreditimin e vëzhguesve të partive. Sipas këtij vendimi në Qendrën e Votimit në Vorë nuk lejohet asnjë vëzhgues partie, përveç mediave dhe ndërkombëtarëve. Ky akt i Celibashit vjen pas tensioneve dhe përplasjeve në qendrën e votimeve të Vorës, raporton TopChannel.…

Lajme
Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në Shqipëri Ilirjan Celibashi ka marrë vendimin të revokojë akreditimin e vëzhguesve të partive.
Sipas këtij vendimi në Qendrën e Votimit në Vorë nuk lejohet asnjë vëzhgues partie, përveç mediave dhe ndërkombëtarëve.
Ky akt i Celibashit vjen pas tensioneve dhe përplasjeve në qendrën e votimeve të Vorës, raporton TopChannel.
Më parë sekretari i përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka u përfshi në një debat të ashpër me qytetarët e zonës së bashkë me deputeten Albana Vokshi.
Debati degradoi në fyerje të rënda mes tyre.