Zgjedhjet në Shqipëri – Pjesëmarrja në votime deri në orën 16:00, këto janë qarqet që kryesojnë me dalje për të votuar
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka përditësuar të dhënat mbi pjesëmarrjen në votimet e 11 majit, deri në orën 16:00. Në rang vendi, pjesëmarrja ka arritur në 35.18%, me gjithsej 549194 zgjedhës që kanë votuar. Sipas të dhënave, Qarku i Dibrës kryeson për nga përqindja e pjesëmarrjes, me 45.11% të votuesve që kanë marrë pjesë në…

Lajme
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka përditësuar të dhënat mbi pjesëmarrjen në votimet e 11 majit, deri në orën 16:00. Në rang vendi, pjesëmarrja ka arritur në 35.18%, me gjithsej 549194 zgjedhës që kanë votuar.
Sipas të dhënave, Qarku i Dibrës kryeson për nga përqindja e pjesëmarrjes, me 45.11% të votuesve që kanë marrë pjesë në procesin zgjedhor deri në këtë orë.
Pas saj renditen Kukësi me 41.28 % dhe Tirana me 41.28 %. Në vend të fundit për pjesëmarrje në votime deri në orën 16:00 qëndron Vlora, ku pjesëmarrja është më e ulëta në vend, me vetëm 26.30%.
Pjesëmarrja në qarqet e tjera paraqitet si më poshtë:
BERAT: 19,810 votues – 34.79 %
DURRËS: 61,753 votues – 34.10 %
ELBASAN: 44,593 votues – 37.23 %
FIER: 54,110 votues – 38.48 %
GJIROKASTËR: 15,793 votues – 32.95 %
KORÇË: 51,648 votues – 35.72 %
LEZHË: 16,390 votues – 35.41 %
SHKODËR: 31,016 votues – 32.21 %