Luhet për titullin në La Liga, Barcelona – Reali Madrid: Formacionet zyrtare
Barcelona dhe Real Madridi do të përballen në El Clasicon e katërt këtë edicion. Dy skuadrat kërkojnë fitore, Barcelona për të bërë hap gjigant drejt titullit të kampionit, derisa Real Madridi për të mbetur ende në garë. Diferenca aktualisht është katër pikë me Barcelonën që është në krye të kampionatit. Si katalunasit ashtu edhe madrilenët…

Sport
Barcelona dhe Real Madridi do të përballen në El Clasicon e katërt këtë edicion.
Dy skuadrat kërkojnë fitore, Barcelona për të bërë hap gjigant drejt titullit të kampionit, derisa Real Madridi për të mbetur ende në garë.
Diferenca aktualisht është katër pikë me Barcelonën që është në krye të kampionatit.
Si katalunasit ashtu edhe madrilenët kanë mungesa të mëdha, por tanimë trajnerët Hansi Flick dhe Carlo Ancelotti kanë publikuar formacionet zyrtare.
Formacionet zyrtare:
Barcelona: Szcsesny, Eric Garcia, Gerard Martin, Cubarsi, Inigo Martinez, Pedri, De Jong, Olmo, Raphinha, Yamal, Ferran Torres.
Real Madrid: Courtois, Lucas Vasquez, Asencio, Tchouameni, Fran Garcia, Ceballos, Valverde, Bellingham, Arda Guler, Mbappe, Vini Jr.