Belinda Balluku voton në Fier, apel qytetarëve: Përdoreni votën, mos e çoni dëm

Zëvendës Kryeministrja dhe ministrja e infrastrukturës dhe energjetikës, Belinda Balluku ishte këtë të diel në Fier ku ka ushtruar të drejtën e votës. Pas procesit të votimit, Belinda Balluku foli për mediat ku tha se: “Përshëndetje të gjithëve! Do i bëj thirrje të gjithë shqiptarëve që të përdorin votën e tyre për të votuar sot…

Lajme

11/05/2025 15:02

Zëvendës Kryeministrja dhe ministrja e infrastrukturës dhe energjetikës, Belinda Balluku ishte këtë të diel në Fier ku ka ushtruar të drejtën e votës.

Pas procesit të votimit, Belinda Balluku foli për mediat ku tha se:

“Përshëndetje të gjithëve! Do i bëj thirrje të gjithë shqiptarëve që të përdorin votën e tyre për të votuar sot e të mos e çojnë dëm pasi është një përgjegjësi qytetare e cila duhet ushtruar në një system demokratik siç është Shqipëria dhe në të gjithë aspiratën tonë për tu bërë pjesë e Bashkimit Europian”,-tha Balluku.

Balluku u shoqërua në qendrën e votimit nga djali i saj, i cili voton për herë të parë./euronews/