Po e rregullonte ulësen e veturës se tij dhe gjeti substancë narkotike, Policia po e heton rastin
Policia e Kosovës, ka njoftuar për një rast, ku kanë pranuar informatë nga një qytetar i cili, gjatë riparimit të ulëses së veturës së tij në Kamenicë, ka gjetur dy paketime të dyshuara me substancë narkotike. Sipas njoftimit të Policisë thuhet, se hetuesit e Antidrogës, në vendin e ngjarjes kanë gjetur rreth 1.8 kg marihuanë,…

Lajme
Policia e Kosovës, ka njoftuar për një rast, ku kanë pranuar informatë nga një qytetar i cili, gjatë riparimit të ulëses së veturës së tij në Kamenicë, ka gjetur dy paketime të dyshuara me substancë narkotike.
Sipas njoftimit të Policisë thuhet, se hetuesit e Antidrogës, në vendin e ngjarjes kanë gjetur rreth 1.8 kg marihuanë, derisa vetura është sekuestruar për kontroll të mëtejshëm.
“Më datë 11.05.2025, pas kontrollit të detajuar në stacionin policor në Gjilan, në ulësen e përparme të pasagjerit janë zbuluar edhe 1.873 kg shtesë të të njëjtës substancë. Sasia totale e sekuestruar është rreth 3.6 kg marihuanë”, thuhet në njoftim.
Ndërkaq lidhur me rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit dhe hetimet janë duke vazhduar për identifikimin e personave të përfshirë. /Lajmi.net/