​Berisha voton në shkollën “Kosova” në Tiranë: Do të kemi një ditë të dytë vere

Kryedemokrati shqiptar, Sali Berisha ka votuar në shkollën “Kosova” në Tiranë. Berish votoi i shoqëruar nga bashkëshortja e tij Liri Berisha, djali i tyre dhe bashkëshortja e tij. Pas votimit ai apeloi qytetarët në Shqipëri që të ushtrojnë të drejtën e tyre për të votuar, derisa u shpreh se “do të kemi një ditë të…

Lajme

11/05/2025 11:30

Kryedemokrati shqiptar, Sali Berisha ka votuar në shkollën “Kosova” në Tiranë.

Berish votoi i shoqëruar nga bashkëshortja e tij Liri Berisha, djali i tyre dhe bashkëshortja e tij.

Pas votimit ai apeloi qytetarët në Shqipëri që të ushtrojnë të drejtën e tyre për të votuar, derisa u shpreh se “do të kemi një ditë të dytë vere”.

“Së pari, një thirrje zemre për çdo qytetar shqiptar, sot të votojnë të votojnë për veten e tyre, për fëmijët, pensionet dhe rrogat e tyre, punën, punësimin, biznesin, fermën e tyre, të votojnë për të ardhmen e fëmijëve të tyre në këtë vend. Unë takova njerëz të gëzuar, të sigurt në votën e tyre… Do të kemi një ditë të dytë vere, thirrja ime votoni, votoni”, tha Berisha.